Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

3 pikat e nënvizuara nga Yuri Kim gjatë takimeve me liderët politikë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 13:37 | Aktualitet
3 pikat e nënvizuara nga Yuri Kim gjatë takimeve me liderët

Në përfundim të takimeve që ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi gjatë kësaj jave me protagonistët e jetës politike në vend, selia diplomatike përmblodhi përmes një deklarate se cilat kanë qenë qëndrimet e përfaqësueses së Uashingtonit.

Së pari, Yuri Kim ka kërkuar që marrëveshja e 5 qershorit, të respektohet ashtu si u ra dakord. Së dyti, ambasadorja amerikane ka theksuar se Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Referuar opozitës jashtëparlamentare, Kim ka theksuar se me djegien e mandateve PD dhe LSI ka djegur edhe pretendimet për kompetenca në Parlament, por sipas ambasadores amerikane, nuk mund të injorohet fakti se ata, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Ambasada Amerikane kërkon që puna në Këshillin Politik të vazhdojë pavarësisht njoftimit të mazhorancës për të miratuar në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika:

Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.

Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”.

Ambasada e SHBA

A2 CNN Livestream

Dita jonë