Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Beteja kundër Covid-19, Kosova mbyll sportin

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 15:20 | Sporte të tjera
Beteja kundër Covid-19, Kosova mbyll sportin

Mes masave të reja të miratuara nga qeveria e Kosovës, për parandalimin e koronavirusit, bie në sy mbyllja e sportit, prej kësaj të enjteje, datë 30 korrik. Pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria vendosi “të ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, si edhe stërvitjet”.

Një vendim që krijon pasiguri për sezonin e ri sportiv, e që shkaktoi shumë pakënaqësi. Kjo edhe për faktin se mbyllja e sportit u shoqërua me vendimin për të lejuar funksionimin e palestrave dhe pishinave të mbyllura, të cilat kanë rrezik më të lartë infektimi se aktivitetet sportive të organizuara konform protokolleve shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë