Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“I keni dhënë 70 milionë euro një kompanie që gërmon dheun”, debati Murrizi-Lleshaj për tenderin e uniformave të Policisë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 12:30 | Aktualitet
“I keni dhënë 70 milionë euro një kompanie që

Shpallja e fituesit të një kompanie të gërmimit të dheut për tenderin e uniformave të Policisë ka përplasur deputetin Myslim Murrizi me ministrin Sandër Lleshaj.

“Babëzia juaj nuk u ndal edhe duke bërë tendera në këtë kohë pandemie. 23 milionë euro për uniforma, tender i nisur para një viti, i ngecur në ingranazhet e korrupsionit, shpallet fitues në datën 14. Ju apo Mond Kokoneshët që keni në ministrinë tuaj, një kompani që në QKR ka si objekt të punës gërmime dheu”, tha deputeti i opozitës në fjalën e tij në Kuvend.

Ai i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë këtë rast. “Ndaj ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë dhe të mos bëhet qesharak ende pa filluar punë, ju çon fletarresti të vdekurve, është turp për një institucion të kësaj drejtësie të famshme të re. Të shkojë te të gjallët, te këta 3-4 ministra, të Mbrojtjes dhe të Brendshëm, që i kanë dhënë një firme me objekt gërmime dheu rreth 70 milionë euro për 5 vite dhe kjo del në treg dhe merr uniformat te gabi”, shtoi Murrizi.

Por ministri Lleshaj i quajti këto akuza thjesht politike. “Nëse nuk e dini jua tregoj unë adresën e Prokurorisë shkoni trokisni atje, çojini ato gjëra që keni se i bëni shërbim publikut. Sfidoj këdo që i thotë vetes shqiptar që të mundohet të gjejë qoftë edhe një nanogram lidhje mes atyre pisllëqeve që përmendi me figurën time si ministër i Brendshëm”, tha Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu