Kukësi, nënkampion për të tretin vit radhazi

luftetari kukesi 1100x620

Kukësi e mbylli me fitore Kategorinë Superiore duke siguruar vendin e dytë në renditje.

Skuadra e Orges Shehit fitoi me goleadë 2-5 ndaj Luftëtarit, me gola të Limajt, Shkurtaj (2), Domi dhe Abazaj.

Kukësi përfundon kështu kampionatin me 66 pikë dhe për të tretin vit radhazi është nënkampion i Shqipërisë.

Ndërkohë, Vllaznia barazoi 1-1 me Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë dhe kanë për autorë Sidorencon dhe Diamantin.