Kategoria Superiore ul siparin, nuk ka festë për titullin

tirana 1 1100x620

Kategoria Superiore i jep sot fund sezonit 2019-2020 me ndeshjet e fundit të kampionatit. Me verdiktet tashmë të përcaktuara, skuadrat do të luajnë kryesisht për prestigj, siç janë duelet mes Partizanit dhe Skënderbeut dhe Teutës përballë Laçit.

Kukësi udhëton drejt Gjirokastrës me Luftëtarin që luan për herë të fundit në Kategorinë Superiore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Flamurtarin që ndeshet me Vllazninë në Shkodër.

Tirana pret Bylisin në kryeqytet dhe kërkon suksesin për të festuar në mënyrën e duhur kurorëzimin kampion të 25-tën herë në Shqipëri.