Këshilli Politik, Rudina Hajdari braktis mbledhjen

rudina hajdari frame 198 1100x620

Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik.

E pyetur nga gazetarët, ajo tha se ka një çështje familjare, por burime pranë Partisë Socialiste u shprehën për A2 se Hajdari u largua sepse nuk pranoi propozimin e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kërkuan përmes një letre kolegëve në Këshillin Politik mbajtjen e një tjetër mbledhje gjatë ditës së sotme në orën 18:00.

Pas dështimit të mbledhjes së një dite më parë, përfaqësuesit e opozitës ripërsërisin qëndrimin e tyre se janë të gatshëm për të vijuar negociatat për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët.