Tirana e mbyll me barazim, titullin e feston me… policët

Tirana e ka mbyllur me barazim Kategorinë Superiore, duke vulosur kështu një sezon fantastik që u mbyll me titullin kampion.

Bardheblutë barazuan 1-1 ndaj Bylisit, me golat e ndeshjes që u shënuan nga Ngoo në pjesën e parë të ndeshjes dhe Sallaku në pjesën e dytë.

Në “Air Albania” ishte përgatitur një koreografi me ngjyrat bardheblu dhe me shkrimin KAMPION, ndërkohë që forca të shumta policore kishin rrethuar perimetrin e stadiumit për të shmangur grumbullimin e tifozëve.