Turqia miraton ligjin që kontrollon mediat sociale

erdogan 1100x620

Parlamenti i Turqisë miratoi një ditë më parë ligjin e debatueshëm që i lejon qeverisë një kontroll më të madh mbi rrjetet sociale.

Facebook, Twitter e Youtube nga tani e tutje do të kenë një referues lokal në Turqi që do të vëzhgojë përmbajtjen e postimeve dhe do të vendosë heqjen e tyre në bazë të ligjeve turke, në të kundërt ato do të gjobiten apo do t’iu kufizohet aktiviteti.

Ky ligj u propozua nga partia e presidentit Erdogan, AKP dhe aleatja e saj MHP dhe pritet të shkaktojë reagime të shumta nga organizatat për të drejtat dhe liritë e njeriut.