Vizitat në kohë pandemie, muzeu i pavarësisë, vendtakimi me historinë

Përveç plazheve që Vlora i ka me shumicë, pushuesit atje e kanë një vendtakimi me historinë, ku mund të kalojnë këndshëm pasditet dhe mbrëmjet e tyre.

Çmimi i biletës është rritur paksa, por kjo nuk ka ndikuar në frekuentimin e ambienteve të muzeut. Drejtori thotë se vendi emblemë që kërkohet më shpesh mbetet zyra e Ismail Qemalit.

Pandemia në këtë institucion ka ndikuar në reduktimin e të ardhurave me rreth 60%, ndërsa përgjegjësit e muzeut kanë gjetur edhe mirëkuptimin e vizitorëve, pasi shpjegimet për pavionët bëhet në zonën e jashtme.

Restaurimi i ballkonit mbetet risia e këtij viti. Projekte të tjera janë në zhvillim e sipër, si për shembull një kënd muzike që qëndron i hapur deri në orën 20.00, apo promovimi i një libri më 12 gusht.