Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha e kërcënoi me burg, vjen përgjigjja e Ramës

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 17:13 | Politikë
Basha e kërcënoi me burg, vjen përgjigjja e Ramës

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se pas zgjedhjeve të reja, vendi i Ramës do të jetë burgu.

Kreu i qeverisë shkroi në Twitter: “Reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamenti. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor, ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun! Ta bëjmë së bashku e mos harro, s'presim dot gjatë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani