Basha: Pas zgjedhjeve, Rama e ka vendin në burg

Lulzim Basha Selia e PD Koronavirusi 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter u shpreh se “koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit”, do ta mbajë personalisht vetëm Edi Rama.

“Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, lexohet në postimin e Bashës.