Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fëmijët në Siri, nëna: Më ktheni vajzën dhe djalin, m’i rrëmbyen!

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 19:52 | Aktualitet
Fëmijët në Siri, nëna: Më ktheni vajzën dhe

Lutjet me zë të vajtuar të fëmijëve shqiptarë në kampin e Al-Hawl nuk kanë të reshtur në redaksinë e A2. Nëpërmjet letrave apo mesazheve zanore ata lëshojnë thirrje ndihme, për t’u larguar nga ferri ku ndodhen të burgusor prej vitesh.

Marrëzia e prindërve të tyre u mori fëmijërinë, u ka vrarë ëndrrat dhe po i mban peng të ardhmen.

Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 6 dhe 8 vjeç, kur babai i tyre i rrëmbeu 6 vjet më parë dhe së bashku me ta shkoi drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve. Një vit më pas, gjyshja e tyre, Mentije Dumani shkoi drejt Sirisë për të tërhequr fëmijët, por edhe ajo mbeti atje, e burgosur së bashku me fëmijët në kampin Al-Hawl.  

Nëna e fëmijëve, Mide Ndregjoni, po kalon momente të vështira të jetës, e pafuqishme për të ndihmuar fëmijët e saj. Mes lotësh ajo kërkon ndihmë që të sjellë fëmijët në shtëpi. 

Të plotë, intervistën me Mide Ndregjonin do ta ndiqni nesër në edicionet informative të A2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë