KLGJ cakton në detyrë Ardian Dvoranin

Ardian Dvorani 5 1100x620

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të caktojë Ardian Dvoranin si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Pas kërkesës së ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vende të lira në gjykatat e apelit në vend, KLGJ i ofroi gjashtë mundësi Dvoranit, përveç Apelit Administrativ edhe një vend në Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Apelit Durrës, Gjykatën e Apelit Korçë, Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër.

Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë më 11 qershor me një vendim të KLGJ-së, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatin. Sipas ligjit, ai mund të shprehë pëlqimin për emërim në një gjykatë Apeli.