Kritikoi qeverinë për përballimin e pandemisë, Andrea Bocelli kërkon ndjesë

2020 04 12t165019z 1036257734 rc243g926c3d rtrmadp 3 health coronavirus easter bocelli 600x338
Italian opera singer Andrea Bocelli rehearses in an empty Duomo square on Easter Sunday ahead of a livestreamed concert for the event ''Music for hope'', inside the empty Duomo cathedral, which is intended as a symbol of love, hope and healing amidst the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Milan, Italy, April 12, 2020. REUTERS/Alex Fraser

Tenori italian Andrea Bocelli është detyruar të kërkojë ndjesë, pasi tha se ishte ndjerë i poshtëruar nga mënyra sesi qeveria u përball me pandeminë e koronavirusit, komente këto që ndjeshëm zemëruan fansa dhe ndjekësit e tij, që shkaktuan një stuhi kritikash e sulmesh në rrjetet sociale.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Bocelli kërkoi falje për çdo fyerje ndaj çdokujt që u ndje i lënduar, duke theksuar se nuk ishte qëllimi i tij të mërziste apo ofendonte këdo që ishte prekur nga Covid dhe as ata që u përballën me pandeminë.

Të hënën, tenori Andrea Bocelli tha se situata e koronavirusit, sipas tij, nuk u mor asnjëherë seriozisht nga autoritetet dhe iu kërkoi italianëve të mos iu binden më rregullave, që janë ende në fuqi.

Zyrtarët e shëndetësisë e kritikuan ndërsa zemërimi për deklaratat e tij u pasqyrua gjerësisht në rrjet, me hashtagun “Turp për ty Bocelli”.