Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Stoli i Kukësit, largohet Orges Shehi, Skënder Gega prezantohet të hënën

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 15:37 | Futboll
Stoli i Kukësit, largohet Orges Shehi, Skënder Gega prezantohet

Kukësi i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Orges Shehi. Klubi verilindor njoftoi pak minuta më parë, shkëputjen e marrëdhënieve me ish-portierin e Skënderbeut, për shkak të mos përmbushjes së objektivave sezonale.

Kukësi ishte një prej pretendentëve kryesorë si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, por sezoni për ta u mbyll pa trofe.

Drejtimin e Kukësit tashmë pritet ta marrë trajneri që shpalli Partizanin kampion një vit më parë, Skënder Gega, i cili mësohet se ka pasur edhe një takim me Safet Gjicin. Pritet që trajneri të prezantohet ditën e hënë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani