Ndryshimet kushtetuese, Duncan Norman: Të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik

Duncan norman 1 1100x620

Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese ka reaguar edhe ambasadori Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Në postimin e tij në Twitter, ai shkruan se marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik.

Tashmë, ai thekson se është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament.