Ndryshimet kushtetuese, Rama: Me votën e përbashkët qëndroni në anën e duhur të historisë

30 KORRIK PARLAMENT P 1 frame 194009 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur edhe njëherë nga foltorja e parlamentit ndryshimet kushtetuese të cilat sipas tij konsolidojnë më shumë demokracinë dhe iu japin mundësinë votuesve shqiptarë të zgjedhin deputetin që duan.

Sipas kreut të qeverisë, të votosh pro këtyre ndryshimeve do të thotë të jesh në krahun e duhur të historisë dhe për këtë arsye falënderoi deputetët dhe partnerët që kontribuuan për realizimin e kësaj reforme.

“Sot pavarësisht se shumëçka na ndan vota e përbashkët na çon në anën e duhur të historisë, përsosjen e demokracinë dhe në anën e popullit shqiptar të cilëve iu japim mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe deputetin që duan. Të dalësh kundër saj do të thotë të jesh në anën e gabuar të historisë dhe të jesh kundër popullit tënd. Të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk i jep mundësinë të bëjë zgjedhjen e vet. Sot po mbyllim një fazë jo të lehtë të një reforme që falë këtij parlamenti u bë reformë sepse deri më 5 qershor ishte formalinë. Dua të falënderoj deputetët për kontributin e dhënë për të sjellë këtë ditë në parlament dhe miqtë e partnerët që janë përfshirë”, u shpreh Rama.