Pozitiv me koronavirus, karantinohet piloti i F1

segio perez 1100x620

Një nga pilotët e Formula 1 është karantinuar pasi doli pozitiv me koronavirus përpara Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për Sergio Perez, pilotin e Racing Point, i cili iu nënshtrua dy testimeve, pasi i pari nxori një rezultat jo përfundimtar.

Aktualisht, meksikani renditet i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm. Perez do të zëvendësohet nga piloti rezervë Esteban Gutiérrez.