Rama reagon ndaj Metës: S’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin

WhatsApp Image 2020 07 30 at 14.01.42 1100x620

Kryeministri Rama reagoi menjëherë pas deklaratës së Metës mbi votimin e ndryshimeve kushtetuese, ku shprehej se “asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes nga qytetarët”.

Rama i drejtohet Metës si një shkelës përsëritës i Kushtetutës, ndërsa shkon edhe më tej duke i thënë se “nuk ka asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin”.

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venecias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!

Edi Rama