Rikthimi i Covid-19, infektime në futbollin spanjoll, liga e dytë rrezikon “play off”

COVID 19 NE FUTBOLLIN SPANJOLL.duplicate frame 871 1100x620

Situata me pandeminë në futbollin spanjoll sa vjen e përkeqësohet. Këtë të martë, Real Madridi njoftoi infektimin me Covid-19 të futbollistit Mariano Diaz. 26-vjeçari gjithsesi gëzon shëndet të plotë dhe është izoluar sipas protokollit të masave në banesën e tij.

Orët e fundit, edhe klubi i Sevilla bëri të ditur nëpërmjet një komunikimi zyrtar se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Lojtari është gjithashtu asimptomatik dhe është veçuar nga pjesa tjetër e grupit, e cila përgatitet për takimin e Europa League kundër Romës në datën 6 gusht.

Rastet pozitive në Spanjë janë rikthyer edhe në kategorinë e dytë të futbollit. Situata është delikate në klubin e Almeria pasi infektimi i një futbollisti të skuadrës ka vënë në rrezik zhvillimin e fazës “play off”.

Almeria do të ndeshet me Gironan në duelin që vlen ngjitjen në La Liga. Frika ekziston duke parë që dueli i “play out” mes Fuenlabradas dhe Deportivo La Coruna, skuadrës që ra në Divizionin e tretë nuk u zhvillua prej infektimeve në masë në kampin e La Coruna.

Kështu edhe në rastin e Almerias, nëse do të bëhet fjalë për më shumë futbollistë të prekur, ndeshja mund të anulohet ose skuadra do të paraqitet tejet e reduktuar në përbërje çka do të ishte një zhgënjim i jashtëzakonshëm pas një sezoni të shkëlqyer.