Zgjedhjet në universitet, dalin rezultatet e para në Elbasan, Durrës dhe Vlorë

rektoret 2 1100x620
Skënder Topi dhe Kseanela Sotirovski

Fillojnë të dalin rezultatet e zgjedhjeve në universitetet shqiptare. Në Elbasan, vota ka qenë plebishitare për rektorin aktual Skënder Topi, që sipas të dhënave është zgjedhur rektor i universitetit të qytetit me 89.4% të votave.

Ndërkohë nga rezultatet paraprake në Vlorë rektori i ardhshëm do të jetë sërish ai aktual, Roland Zisi, i cili ka marrë rreth 60% të votave.

Rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi

Në Durrës, rikonfirmohet rektorja Kseanela Sotirofski, e cila nuk kishte përballë saj asnjë rival.