Zyrtare: Skënder Gega, trajneri i ri i Kukësit

gega 600x338

Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.

Kukësi i dha fund sot bashkëpunimit me trajnerin Orges Shehi për shkak të mospërmbushjes së objektivave sezonale. Kukësi ishte një prej pretendentëve kryesorë si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, por sezoni për ta u mbyll pa trofe.