Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Historia e jashtëzakonshme, shtatzënë në fushë, portierja e Vllaznisë ngriti kupën

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 15:58 | Futboll

Kupa e shtatë me radhë. Një rekord për Vllazninë dhe për futbollin e femrave. Një triumf që erdhi me prezencën e 12 lojtarëve në fushën e lojës, por pa thyer asnjë rregull të futbollit.

Kjo për faktin e jashtëzakonshëm, se portierja shkodrane, Ardiola Raxhimi ka luajtur në finalen përballë Apolonisë duke qenë shtatzënë. Një ngjarje unike në botën e sportit.

“Një sekret i vogël. Mund t’ia kemi bërë me hile, pasi ne kemi luajtur me “12 vetë”, pasi unë së shpejti do të bëhem me një bebe”, u shpreh portierja e Vllaznisë Ardiola Raxhimi.

Pas ndeshjes së dominuar dhe të fituar 4-0 përballë Apolonisë, në skuadrën kuqeblu vendosën që për vetë situatën e pazakontë, trofeu të mos ngrihej nga kapitenia Megi Doçi, por nga portierja Raxhimi.

“Gardiania” kuqeblu premton se do të kthehet në fushë për sezonin e ri, menjëherë pasi të ketë sjellë në jetë foshnjen, për të fituar titullin e pestë kampion me Vllazninë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë