Ibra ka vendosur të qëndrojë kuqezi

ibrahimovic 1100x620

Së bashku me trajnerin Pioli, Ibrahimovic ka marrë meritat e ndryshimit të fytyrës së Milanit, i cili pas izolimit nga pandemia ka pasur një ecuri tejet pozitive.

Kjo ecuri u shoqërua me zgjatjen e kontratës së trajnerit, drejt finalizimit për qëndrimin e dyshes Maldini dhe Massara e tashmë drejt zgjatjes së kontratës është edhe gjiganti suedez.

“La Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar se Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë te Milani, ndërsa aktualisht po diskutohet me drejtuesit e klubit për arritjen e akordit.

Sipas medias italiane, marrëveshja me sulmuesin tashmë 38-vjeçar mund të arrihet për 5 milionë euro në sezon plus bonuset.