Ibra: Mund të luaj në të njëjtin nivel deri në moshën 50-vjeçare

zlatan ibrahimovic ac milan 2019 20 1bv5at8x8t8981pe4z4awtbliu 1100x620

Zlatan Ibrahimovic po tregon një formë shumë të mirë me Milanin. Edhe pse 38 vjeç, suedezi është kthyer në udhëheqësin e kuqezinjve në fushë dhe jashtë saj.

“La Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar se Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë te Milani edhe për dy sezone të tjera, ndërsa aktualisht po diskutohet me drejtuesit e klubit për arritjen e akordit. Sipas medias italiane, marrëveshja me sulmuesin tashmë 38-vjeçar mund të arrihet për 5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Por, duket se Ibra ka ndërmend që të luajë edhe më gjatë. Në Twitter, sulmuesi ka postuar një foto të vetes të plakur, të shoqëruar me shkrimin: “Mund të luaj në të njëjtin nivel deri në moshën 50-vjeçare”.