Infermierja ndërron jetë nga koronavirusi 24 orë pasi iu tha se ishte shëruar

infermierja 2 1100x620

Një infermiere argjentinase ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali.

43-vjeçarja María Mariángeli u infektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires, sipas gazetës “La Capital”.

Për shkak të ndërlikimeve të provokuara nga koronavirusi, ajo kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave me respirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën u vendos që të dilte nga spitali, pas testit të fundit ku doli negativ.

Por, në shtëpi iu rikthyen simptomat dhe infermierja e kishte sërish të vështirë që të merrte frymë. Me ambulancë u ridërgua në spital, por ndërroi jetë pas një ataku në zemër.