Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krasniqi: Këshilli Politik do të vazhdojë gjatë, por është i dështuar

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 11:11 | Politikë
Krasniqi: Këshilli Politik do të vazhdojë gjatë, por

Të gjitha ndryshimet në Kushtetutë tashmë do të detajohen në Këshillin Politik, ku do të punohet për kodin zgjedhor, ndërsa priten edhe propozimet e opozitës gjatë ditës së sotme.

Për të analizuar seancën e së enjtes, mesazhet që u dhanë nga liderët politikë dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë foli në A2 analisti, Afrim Krasniqi.

Hapja e pjesshme e listave, Krasniqi: 80% e parlamentit mund të emërohet sërish nga kryetarët e partive

“Kur diskutohen ndryshimet kushtetuese të një vendi do të duhej të kishte një solemnitet seanca plenare për t’u fokusuar te nevoja, përmbajtja dhe pritshmëritë nga ndryshimet. Ne pamë nga mazhoranca më shumë hartime politike që i adresoheshin më shumë opozitës jashtë parlamentit sesa ndryshimeve kushtetuese dhe pamë një kryeministër, i cili e shijon momentin e tij të kontrollit të parlamentit dhe krijon batuta ditore. Opozita e re parlamentare e shijoi momentin, por ndoshta duke e keqkuptuar, pasi praktikisht këto ndryshime nuk kanë sjellë ndonjë të re për ata. Vetë fakti që hapja e listave është e pjesshme dhe është aq e pjesshme sa në një përkthim në kodin zgjedhor e mund të ndodhë që mbi 80% e parlamentit të emërohet nga kryetarët e partive. Kjo nuk përbën një garanci se kemi arritur te hapja tërësore e listave. Zërat e rinj që do të duan të organizohen do të ketë shumë pak hapësirë”.

https://a2news.com/2020/07/30/kuvendi-i-shqiperise-miraton-ndryshimet-kushtetuese/

“Opozita ka pak për të bërë, duhet të pranojë realitetin”

“Opozita ka pak për të bërë në këtë situatë, pasi gjërat ndryshuan që në momentin që ata u larguan nga parlamenti. Nëse ata do të ishin në parlament situata do të ishte krejt tjetër. Më efektive do të ishte që dje të shihnim 10 qytetarë të thjeshtë në konferencë shtypi dhe jo kryetarët e partive që shumica nuk ekzistojnë. Opozita duhet të pranojë realitetin, të përballet me të, të ndërtojë një strategji e cila i shkon për shtat me mekanizmat politikë, të ruajë partneritetin me ndërkombëtarët dhe të përpiqet të kanalizojë mendimin e kundërt në alternativë politike. Nuk ka mbaruar asgjë, tani sapo ka filluar. Procesi do të jetë shumë i gjatë. Siç duket, politikanët që e nisën këtë gjë kanë interes që sa më gjatë të mbajnë këto mbledhje të Këshillit Politik aq më shumë e mbajnë publikun të tensionuar dhe të ushqyer me një politik, e cila nuk është politik, por konsum ditor i mendimeve dhe skemave taktike për të shkuar drejt një frymë elektorale. Vetëm nga fundi i vjeshtës, sipas sondazheve, do të njohim më mirë palët politike”.

https://a2news.com/2020/07/30/basha-kuvendi-gjysmak-shkeli-kushtetuten-rama-tregoi-fytyren-e-autokratit-te-tmerruar/

“Këshilli Politik do të vazhdojë gjatë, por është i dështuar”

“Unë mendoj se Këshilli Politik do të vazhdojë gjatë, pasi ka shumë gjëra për të diskutuar, por tashmë dihet që ky këshill praktikisht është i dështuar në çdo lloj produkti që do të nxjerrë sepse për sa kohë nuk parandaloi ndryshimet kushtetuese, gjithçka tjetër nuk do të ketë vlerë. Çfarë kuptimi do të ketë në shtator të thuhet kemi arritur një kompromis, kur kompromisi u arrit në qershor dhe u rrëzua në korrik. Niveli i besimit të palëve është minimal. Sidomos opozita, shkon në këtë këshill për ndërkombëtarët”.

https://a2news.com/2020/07/30/miratimi-i-ndryshimeve-kushtetuese-rama-sndalemi-asnje-pakice-se-merr-dot-peng-shumicen-kushtetuese/

“Problemi i opozitës, të bëhet e besueshme për qytetarët”

Problemi i madh i opozitës është për t’u bërë atraktive për qytetarët, e besueshme dhe për të përfaqësuar qytetarët. Ky është një mision të cilin opozita ende nuk e ka përmbushur, por ka kohë dhe ka përvoja edhe nga vendet e tjera që e kanë kaluar këtë gjë. Për herë të parë dje u përdor kushtetuta dhe pushteti abuziv i një partie për të fituar kredenciale. Por cili do të jetë efekti? Rruga është shumë e gjatë dhe situata mund të marrë drejtim tjetër”.

Shqetësimi i opozitës për koalicionet

“Ne kemi bërë një sondazh me qytetarë dhe kemi parë se mbi 82% e tyre duan ndryshime në sistemin zgjedhor, ama kur i kemi pyetur për koalicionet kemi parë që diferenca mes tyre është krejt minimale. Kjo do të thotë se shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë rëndësinë e koalicioneve. Kjo është një çështje teknike, e cila lidhet më shumë me raportet e PS me partitë e tjera politike. Në aspektin lektoral, sfida e opozitës do të jetë për të hartuar një listë të tillë të koalicionit për të eliminuar të gjitha pakënaqësitë dhe të sigurojë mobilitet elektoral. Nëse deri më sot kemi pasur koalicione me 10-20 subjekte, ku qytetarët votonin për subjektet brenda koalicionit, sot do të kemi një listë, ku për shembull Partia Demokratike, LSI e të gjitha partitë e opozitës do të jenë në një listë me kandidatë dhe sfida e tyre do të jetë jo për të vendosur të parin dhe të dytin, por për të siguruar një listë që është sa më përfaqësuese. Kështu që nuk është pengesë themelore për një rotacion çështja e koalicioneve”.

Reagimi i ambasadorëve ndaj qeverisë dhe Ramës

“Gjatë periudhës së fundit ka pasur një zhgënjim në rritje për partneritetin mes aktorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë shqiptare dhe personalisht kryeministrit. Rama ka gëzuar një simpati ndërkombëtare, por po të shohim zhvillimet e fundit ka një hendek të madh midis asaj që ai mendon se mendojnë ndërkombëtarët dhe asaj që ndërkombëtarët mendojnë realisht për të dhe për Shqipërinë. Përpjekja e tij për të përfituar nga situata për të injoruar në emër të sovranitetit të gjitha këshillat ndërkombëtare dhe për ta përdorur shtetin në funksion të shtetit personal, ka lënë një kosto të madhe për Shqipërinë. Kjo u pa nga reagimi kritik i Bundestagut gjerman. Ajo që penalizohet në këtë situatë është Shqipëria. Nga përvoja kemi parë që çdo politikan, i cili është munduar t’u bëjë sfidë ndërkombëtarëve, sidomos në çështje parimore, gjithmonë ka dështuar dhe kostoja ka qenë e lartë për Shqipërinë. Unë nuk pres që të ndodhë ndryshe edhe në këtë rast. Ndërkohë që ne vazhdojmë eksperimentin, lajmi më i keq në këtë situatë nuk është kokëfortësia e Ramës për t’i shkuar deri në fund skenarit të tij, por është fakti që një parti e madhe si PS-ja nuk ka asnjë zë kritik brenda saj dhe asnjë zë kurajoz që i tregon edhe liderit të tyre që ne po i biem kokës për mur me këtë aventurë. Të gjithë kanë pranuar heshtjen dhe duan të rizgjidhen në zgjedhjet e ardhshme”.

https://a2news.com/2020/07/30/miratimi-i-ndryshimeve-kushtetuese-ke-njohim-vendimin-por-dialogoni-ne-keshill-per-kodin/
https://a2news.com/2020/07/30/ndryshimet-kushtetuese-ambasada-e-shba-per-te-ardhur-keq-qe-nuk-u-bene-si-5-qershori/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani