Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kreu i FIFA në telashe, prokuroria zvicerane nis procedim ndaj Infantino

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 08:07 | Futboll
Kreu i FIFA në telashe, prokuroria zvicerane nis procedim ndaj Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka përfunduar në telashe teksa prokurorë zvicerane kanë nisur procedime ligjore kundrejt tij. Shkak është një takim i fshehtë që dyshohet se numri një i futbollit botëror ka bërë me Prokurorin e Përgjithshëm zviceran, Michael Lauber.

Lauber kërkoi të jepte dorëheqjen javën e kaluar pasi gjykata e akuzoi se kishte fshehur mbledhjen me Gianni Infantinon dhe kishte gënjyer inspektorët gjatë një investigimi për afera korruptive me FIFA. Të dy palët e mohojnë këtë akuzë.

Prokurori i Përgjithshëm zviceran ofroi dorëheqjen e tij pikërisht pas vendosjes së një prokurori special, Stefan Kellet, me detyrë zbulimin e aktiviteteve kriminale mes Infantinos dhe Lauber.

Indikacionet për sjellje kriminale si abuzim me detyrën publike, shkelje të sekretit zyrtar apo kundërvajtje ligjore në takimet e tyre ka shtuar dyshimet bën me dije autoriteti që mbikëqyr zyrën e prokurorit të Përgjithshëm.

Gianni Infantino u rizgjodh president i FIFA-s për një tjetër mandat në qershor të vitit 2019 ndërsa kandidoi i vetëm në zgjedhje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë