Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kurban Bajrami në pandemi, falja dhe festimet të kufizuara nga koronavirusi

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 09:02 | Aktualitet
Kurban Bajrami në pandemi, falja dhe festimet të kufizuara nga

Asgjë të ngjashme me 2019-n nuk do të ketë ky Kurban Bajram. Nga mijëra besimtarë në disa dhjetëra.

Falja kryesore e orës 06:00 u zhvillua në xhaminë e Pazarit të Ri, apo të Kokonozit siç njihet ndryshe dhe u drejtua nga kreu i Komunitetit Mysliman.

Masat e sigurisë janë të larta. Gratë gjithashtu kanë ambientin e tyre. Fëmijët mezi e presin festën.

Megjithatë, për shkak të pandemisë nuk këshillohen vizitat te njëri-tjetri. Por çfarë është Kurban Bajrami për fenë islame?

Bagëtitë që bëhen kurban blihen brenda vendit dhe shpërndarja e mishit organizohet nga Komuniteti Mysliman.

Xhamia e Madhe po mbaron punimet dhe myslimanët shqiptarë mezi presin të thërrasin atje ezanin e parë.

Besimi në çdo kohë, ka triumfuar mbi pesimizmin, sëmundjen dhe çdolloj fatkeqësie tjetër. Edhe kësaj radhe myslimanët shpresojnë se pavarësisht kufizimeve, ata do të mund ta gjejnë rrugën e komunikimit shpirtëror me Zotin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani