Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kurban Bajrami në Kosovë, pa falje në sheshe e xhami, liderët thirrje për kujdes

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 08:54 | Kosova
Kurban Bajrami në Kosovë, pa falje në sheshe e xhami,

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.

Në Kosovë nuk pati falje masive në sheshe apo xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19. Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare bënë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi të gjithë besimtarët myslimanë duke bërë thirrje për solidaritet dhe respektim të protokollit të sigurisë.

Një mesazh urimi ka ardhur edhe nga kryeministri, Avdullah Hoti, i cili ftoi besimtarët që këtë festë ta kremtojnë në shtëpi pasi kështu kontribuojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

“Duke qëndruar në shtëpi i ndihmojmë heronjtë e vijës së parë të frontit, stafin tonë shëndetësor, të cilët po përballen me këtë pandemi për gjashtë muaj pa pushim”, u shpreh shefi i qeverisë.

Ndërkohë, mesazhe urimi për qytetarët e Kosovës patën edhe krerët e të gjitha partive politike dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani