Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta-politikanëve: Merrni shembull nga liderët fetarë, bashkëpunoni

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 13:34 | Aktualitet
Meta-politikanëve: Merrni shembull nga liderët fetarë,

Në ditën e Kurban Bajramit, presidenti Meta zgjodhi t’i përcjellë një mesazh politikës, që të ngrihet mbi interesat e ngushta dhe të bashkëpunojnë në shërbim të qytetarëve.

Kreu i shtetit nënvizoi se integrimi është rruga drejt së ardhmes dhe duhet të hiqet çdo pengesë që frenon këtë dëshirë të kahershme të shqiptarëve.

“Uroj që edhe politika të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit. Por në çdo rast jam i sigurt që populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët. Njëkohësisht është edhe një ditë e rëndësishme për t’u angazhuar për anëtarësimin në BE dhe për të hequr çdo pengesë sa më shpejt që frenon këtë ëndërr, në mënyrë që të mos ikin më të rinjtë, në mënyrë që edhe ata që kanë ikur të rikthehen”, u shpreh Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë