Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, celebrimet në botë të kushtëzuara nga pandemia

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 10:41 | Bota
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, celebrimet në botë

Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën kremtojnë Kurban Bajramin. Por festa më e rëndësishme e kalendarit të besimit islam, këtë vit shënohet nga pandemia koronavirus që ka kushtëzuar sjelljet tradicionale.

Në shumë vende të globit ka munguar falja e namazit në sheshe dhe xhami për shkak të protokolleve strikte të sigurisë për të frenuar përhapjen e Covid-19. Por ka edhe përjashtime si në rastin e Turqisë.

Besimtarët u mblodhën në xhamitë e vendit dhe natyrisht kryen faljen e Bajramit duke mbajtur maska dhe respektuar distancimin fizik. Për herë të parë Bajrami u fal edhe në godinën historike të “Shën Sofisë”, të kthyer prej disa ditësh në xhami.

Eid al-Adha, Festa e Sakrificës, është një më të rëndësishmet e kalendarit Mysliman dhe gjatë saj përfshihet edhe peligrinazhi në qytetin e shenjtë të Mekës, të njohur ndryshe dhe si Haxhi, që është dhe një ndër 5 shtyllat kryesore të besimit.

Me maska në fytyrë dhe kontrollim temperature qindra mijëra besimtarë pushtuan xhamitë në Indonezi për të falur Kurban Bajramin. Respektimi i distancimit fizik ishte një rregull i padiskutueshëm që u respektua gjatë ritualeve. Ceremonitë fetare ishin më të shkurtra se zakonisht për të minimizuar rreziqet për përhapjen e Covid-19.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli