Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

OBSH, thirrje për mbështetjen e skemës “më të mirë” të vaksinës

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 11:09 | Bota
OBSH, thirrje për mbështetjen e skemës “më të

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje çdo shteti të botës që të mbështesë iniciativën për të financuar COVAX, pasi një shans më të mirë për të arritur një vaksinë të suksesshme kundër Covid-19. Ekspertja shkencore, Soumya Seaminathan, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë të Zvicrës, se sa më shumë vende t’i bashkohen skemës, aq më i garantuar dhe i shpejtë do të jetë aksesi në rang global dhe sigurisht shanset për sukses.

Aktualisht më shumë se 75 shtete kanë shprehur interes që të mbështesin COVAX, që është një aleancë për vaksinës e drejtuar nga OBSH dhe Koalicioni Inovativ për Gatishmëri. Synimi është që të shpërndajë 2 miliardë doza të një vaksine efikase, të sigurt dhe të aprovuar kundër Covid-19 deri në fund të vitit 2021. Kjo vjen për shkak të shqetësimeve se vetëm vendet e pasura do të kenë qasje në vaksinat e afta për të luftuar pandeminë.

Ndërkohë, sa i përket situatës aktuale në botë, shqetësimi kryesor i OBSH mbeten vendet e Amerikës Latine. Ndërsa kreu i organizatës këshilloi të rinjtë në të gjithë botën që të ndryshojnë sjellje pasi po përshpejtojnë ritmet e përhapjes së virusit. “Provat sugjerojnë se shtimi i rasteve në disa shtete po shkaktohen pjesërisht nga moshat e reja që po ulin vigjilencës gjatë verës. E kemi thënë dhe do ta përsërisim prapë. Të rinjtë nuk janë të paprekshëm, edhe ata mund të infektohen, transmetojnë virusin tek të tjerët dhe vdesin nga kjo sëmundje”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Emergjenca është përkeqësuar ndjeshëm në javët e fundit dhe aktualisht në të gjithë globin numërohen më shumë se 17,2 milionë të infektuar me koronavirus dhe mbi 672 mijë jetë të humbura.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani