Operacion i Policisë në Dibër, Bulqizë dhe Mat, sekuestrohen armë dhe drogë

Screenshot 1 15 1100x620

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër finalizoi me sukses një operacion policor të koduar “Tërnova”, gjatë së cilit u sekuestruan armë zjarri dhe lëndë narkotike dhe u arrestuan 3 persona.

Kështu në fshatin Tërnovë u arrestua R. I., 42 vjeç, i cili u kap në automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë.

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin  R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e  shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve  narkotike.

Në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 121 raste të reja në 24 orë me COVID-19
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 189 persona në spital, 18 në terapi intensive, 6 të intubuar