Parku fotovoltaik i Karavastasë, qeveria firmos marrëveshjen për investimin 100 mln euro

MBULIM KARAVASTAJA frame 427 1100x620

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë me kompaninë franceze “Voltalia”.

Impianti diellor do të ketë një kapacitet prej 140 megavat, duke e bërë atë më të madhin në Ballkanin Perëndimor.

Nënshkrimi vjen dy muaj pas shpalljes së francezëve si fitues të garës ndërkombëtare, ku u arrit edhe çmimi rekord prej 24.9 euro për megavat.

Sipas Ministres së Energjisë, Belinda Balluku, investimi është shumë i rëndësishëm për vendin pasi vjen në një vit krize. Ndërsa për kryeministrin Rama, do të mundësojë thithjen e investimeve të tjera nga Franca.