Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përballimi i pandemisë, Banka Botërore 15 milionë euro për Shqipërinë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 08:40 | Aktualitet
Përballimi i pandemisë, Banka Botërore 15 milionë euro

Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë për të ndihmuar vendin në luftën kundër koronavirusit si dhe të fuqizojë sistemin kombëtar të shëndetit publik.

Projekti do të japë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të Covid-19 si dhe do të mbështesë testimet masive të popullsisë; sigurimin e pajisjeve për të fuqizuar zbulimin dhe gjurmimin e kontakteve, investime për pajisje për kujdesin shëndetësor dhe për laboratorët publikë, pajisje mbrojtëse për  personelin mjekësor, rritjen e numrit të shtretërve në kujdesin intensiv si dhe fuqizimin e  kapaciteteve për vlerësimin dhe modifikimin e kërkesave për distancimin fizik.

“Banka Botërore qëndron në krah të popullit shqiptar në këtë krizë të paprecedentë. Do të doja të vlerësoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajoj fuqishëm qytetarët të zbatojnë distancimin social dhe masa të tjera kufizuese që synojnë të minimizojnë ndikimin e pandemisë”, tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani