Shqetësimet për pandeminë, Hong Kongu shtyn zgjedhjet për një vit

hong konggg 1100x620

Qeveria e Hong Kongut shtyu zgjedhjet parlamentare të shtatorit për një vit. Vendimi erdhi për shkak të rritjes së nivelit të përhapjes së infeksionit Covid-19.

Opozita ka akuzuar qeverinë se po përdor pandeminë si një pretekst për të ndaluar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.

Gjatë kësaj jave, qeveria ndaloi 12 kandidatë të një lëvizje pro demokracisë të garonin për një vend në Këshillin Legjislativ të territorit gjysmë autonom. Aktivistët opozitarë shpresonin që të zotëronin mazhorancën në parlament për të rrëzuar ligjin shumë të kundërshtuar të Kinës për sigurinë kombëtare.

Prej shumë kohësh, lëvizjet pro demokracisë protestojnë në Hong Kong dhe akuzojnë qeverinë lokale dhe atë të Kinës për kufizim të lirive. Pekini zyrtar nuk ka komentuar zhvillimet në këtë territor duke theksuar se ato janë punët e brendshme të Hong Kongut.