Tiranë, aksidentohet për vdekje një i moshuar

aksident 1100x620

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, rreth orës 15:55. Në Institutin Bujqësor, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin 71-vjeçar me iniciale GJ.L.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.