Beyonce publikon albumin vizual “Black is King”

beyonce 1100x620

Beyonce ka publikuar këtë të shtunë albumin e saj vizual “Black is King”, që përfaqëson një festë të kulturës me ngjyrë e që i dedikohet eksperiencës së të qënurit një njeri me ngjyrë, racizmit dhe padrejtësisë sociale.

“Black is King”, vazhdim i historisë së “Mbretit Luan”, synon të trondisë e të zgjojë botën e të ndryshojë perceptimin e saj rreth njerëzve me ngjyrë, tha vetë Beyonce në një mesazh pak para publikimit të filmit, që zgjat për gati 90 minuta.

Filmi është prodhuar, drejtuar, shkruar e prodhuar prej vetë këngëtares 39-vjeçare. Xhirimet kanë zgjatur thuajse 1 vit dhe janë realizuar në vende të ndryshme duke nisur nga Nju Jorku, Los Anxhelos, Afrikë, Londër e Bruksel. Beyonce flet në film për historinë, bukurinë dhe identitetin e njerzve me ngjyrë, që sot më shumë se kurrë kanë marrë një vlerësim ndryshe falë protestave kundër-racizmit pas vrasjes së George Floyd.

Vlerësimet nga mediat prestigjoze nuk munguan, me revistën “Variety” që e quan filmin një kujtesë shumëngjyrëshe të fuqisë dhe lavdisë së njerëzve me ngjyrë në Amerikë, por edhe më shumë në Afrikë. “The Guardian” shkroi titullin: “Këngët e dashurisë së Beyonce për diasporën me ngjyrë”.

Në video, veç Beyonce dhe Jay Z, shfaqen emra të famshëm si Lupita Nyongo, Pharrel Willimas apo Naomi Campbell.