Ceremoni virtuale për çmimet BAFTA, çmim special për Idris Elba

elba BAFTA 600x338

U ndanë mbrëmjen e të premtes virtualisht çmimet BAFTA. Pandemia bëri që aktorët të marrin çmimet shpërblyese për punën e tyre në lidhje “live”, ndërsa prezantimi nga komediani britanik Richard Ayode u bë nga një studio bosh, pa yje e pa spektatorë. 

“Ne vijojmë të bëjmë televizion, ndoshta më shumë se çdo medium tjetër sepse vetëm kështu mund të jemi të lidhur, të informuar dhe të argëtohemi”, tha Ayode.

Ndryshe nga prezantuesi, i vetëm në sallë, yjet e “showbiz” kishin regjistruar një mesazh falenderimi teksa pranon çmimin prestigjoz. 

Drama e realizuar dhe transmetuar në HBO, “Chernobyl” rrëmbeu disa çmime për realizimin apo aktorët protagonistë, ndërsa drama “The end of the F… World” u nderua me çmimin drama më e mirë, duke mposhtuar filmat e tjerë në këtë kategori si “The Crown,” “Giri/Haji,” and “Gentleman Jack”.

Aktori Jared Harris fitoi cmimin aktori më i mirë në rol kryesor për performancën e tij në dramën “Chernobyl”, ndërsa Glenda Jackson u shpall aktorja më e mirë femër për filmin “Elizabeth is Missing”.

Një nga çmimet kryesore të mbrëmjes dhe çmimi special BAFTA shkoi për aktorin Idris Elba dhe kontributin e tij në botën e kinematografisë dhe televizionit, edhe pas kamerave.