Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Cristiano nuk grumbullohet, Ciro Immobile fiton Këpucën e Artë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 19:56 | Futboll
Cristiano nuk grumbullohet, Ciro Immobile fiton Këpucën e Artë

Ciro Immobile është zyrtarisht fituesi i “Këpucës së Artë” të Europës për sezonin 2019-2020.

Sulmuesi italian i Lazios kishte vetëm një kundërshtar që mund t’ia rrëmbente këtë çmim: Cristiano Ronaldon. Por, portugezi i Juves, të cilit gjithësesi i duhej që të shënonte 4 gola për ta barazuar Immobilen, nuk u grumbullua për ndeshjen e fundit të kampionatit nga trajneri Maurizio Sarri.

Me 35 gola të realizuar deri tani, Ciro kryeson renditjen e golashënuesve, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayern Munchen (34 gola). “Këpuca e Artë” nuk fitohej nga një lojtar i Serisë A nga sezoni 2006-2007. I fundit fitues ishte Francesco Totti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli