Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Është me ngjyrë, por nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit. Basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 20:26 | Sporte të tjera
Është me ngjyrë, por nuk u gjunjëzua si të tjerët

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan i basketbollit rinisi pas 20 javësh pushim për shkak të koronavirusit.

Isaac, i cili është një basketbollist me ngjyrë, u pa të qëndronte në këmbë kur të gjithë lojtarët e tjerë, së bashku me stafet e të dyja skuadrave dhe arbitrat e ndeshjes, u gjunjëzuan gjatë himnit. 22-vjeçari ishte gjithashtu i vetmi që nuk kishte veshur një bluzë me shkrimin "Black Lives Matter".

Basketbollisti e shpjegoi kështu veprimin e tij para ndeshjes ndaj Brooklyn Nets: “Nuk mendoj se të veshësh një bluzë me mbishkrim dhe të gjunjëzohesh do të thotë se mbështet njerëzit me ngjyrë. Për mua, jeta e njerëzve me ngjyrë është e mbështetur nga shkrimet e shenjta. Çdo jetë është e mbështetur nga shkrimet e shenjta. Të gjithë bëjmë gabime dhe ndonjëherë vjen një moment kur drejtojmë gishtin për të treguar se gabimi i kujt është më i madh. Mendoj se Bibla na tregon se askush nuk është shenjtor”.

Deri më sot, çdo lojtar i NBA, me ngjyrë ose jo, është gjunjëzuar gjatë himnit dhe ka veshur bluzën me mbishkrimin “Black Lives Matter” para çdo ndeshjeje të luajtur që nga rifillimi i sezonit në 31 korrik.

https://www.youtube.com/watch?v=xM7PZpaz1mI

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani