F1, Hamilton fiton “pole position” dhe vendos rekord në Silverstone

hamilton 1100x620

Lewis Hamilton do të niset nesër nga vendi i parë, në Çmimin e Madh të Britanisë.

Piloti i Mercedesit vendosi rekord në pistën e Silverstone me 1’24”303, për të fituar “pole position”-in e 91 në karrierë.

Koha e dytë më e shpejtë u regjistrua nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, ndërsa në vend të tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull.

Vetëm në vend të katërt Ferrari i Leclerc, ndërsa në vend të dhjetë Vettel.