Fiset e harruar nga qytetërimi modern

Ata janë pjesëtarë të fiseve që kanë zgjedhur të jetojnë larg qytetërimeve moderne, ndërveprojnë shumë pak me komunitetet e tjera dhe kanë zgjedhur të ruajnë traditat e tyre shumëshekullore. Duke qenë se kanë pak, ose aspak, kontakt me pjesën tjetër të botës, fotografi britanik Jimmy Nelson, sjell përmes fotografive disa prej këtyre fiseve, të cilët, sipas tij, rrezikojnë të zhduken.

Edhe pse janë komunitete të izoluara, në pjesët më të largëta të planetit tonë, ata duhet të punojnë fort që t’i rezistojnë kohës dhe të shmangin zhdukjen.

Shfletoni galerinë e mësipërme për t’u njohur me fiset më të izoluara në botë.