Kur shtëpinë e kthen në xhungël

Një stilist australian e ka kthyer shtëpinë e tij në një xhungël të vërtetë. Ai ka vite që koleksionon bimë të rralla dhe të gjitha i mban në ambientet e brendshme të banesës.

Adam Lin zotëron mbi 300 bimë dhe shtëpia e tij është krejtësisht e gjelbër që nga viti 2016.

25-vjeçari shprehet për “Daily Mail Australia”: “Kur shoh një vend bosh, menjëherë më vjen që ta mbush me bimë”.

“Vuaja nga ankthi dhe bimët më kanë kthyer qetësinë në momentet e vështira”, shton stilisti.