“Rroftë koronavirusi, të gjithë keni për të vdekur”

lokal nate 1100x620

Një grup të rinjsh spanjollë, të dehur dhe pa maska, kanë shkaktuar panik në Pontevedra gjatë një koncerti të një grupi muzikor të qytetit.

Të rinjtë nisën të bërtisnin “Rroftë koronavirusi” dhe “Të gjithë do të vdisni”, sipas “La Voz de Galicia”.

Kryebashkiaku i Pontevedrës, Jose Cacabelos, deklaroi se të rinjtë thonin që vinin nga Madridi me qëllim që të infektonin të gjithë me koronavirus.

Të rinjtë u larguan kur panë se po vinte policia, ndërsa koncertit iu dha fund nga autoritetet.