Rusia: Vaksina, gati në tetor. Vaksinohen të parët mjekët e mësuesit

vaksina 1100x620

Zyrtarët rusë të shëndetësisë po përgatiten për të nisur një fushatë të gjerë vaksinimi të popullsisë në muajin tetor.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, i cili tha se mjekët dhe mësuesit do të jenë të parët që do të kryejnë vaksinën, më pas pjesa tjetër e popullatës, teksa vaksina potenciale pritet të aprovohet nga rregullatorët brenda muajit gusht. 

Por, eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha se Rusia dhe Kina duhet që fillimisht ta testojnë vaksinën për të cilën flasin, e më pas ta provojnë tek njerëzit. E si për të shkuar më tej, Fauci tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gati një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në fund të këtij viti.

Disa lloje vaksinash po zhvillohen përqark botës dhe më shumë se 20 prej tyre janë tashmë në fazën e testimit klinik. Por Fauci, sikurse edhe shkencëtarët në Europë, është i mendimit se periudha më optimiste për sigurimin e një vaksine të sigurt është fundi i vitit 2020 apo fillimi i vitit të ardhshëm.