Avionët përplasen në ajër, 7 viktima, mes tyre një ligjvënës

Untitled collage 33 1100x620

7 persona humbën jetën në Alaskë, në një aksident ajror ku u përfshinë dy avionë të vegjël turistikë.

Sipas autoriteteve, avionët Piper PA-12 dhe Havilland DHC-2 Beaver u përplasën në ajër në rajonin e Soldotna, duke iu marrë jetën 7 personave që udhëtonin në to, mes tyre dhe një politikan vendas.

Një nga avionët drejtohej nga vetë politikani Gary Knopp, ndërsa në tjetrin udhëtonin piloti, guida dhe 4 turistë nga Karolina e Jugut.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që autoritetet kombëtare të transportit kanë nisur një hetim.