Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

COVID-19 godet turizmin spanjoll, industria në vështirësi prej "shpërthimeve" të reja

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 20:03 | Bota
COVID-19 godet turizmin spanjoll, industria në vështirësi prej

Spanja raportoi 483 raste të reja me koronavirus përqark vendit, shifër kjo e cila pengon rimëkëmbjen e industrisë së turizmit, pasi masat parandaluese kufizojnë lëvizjen e grupeve të mëdha të njerëzve.

Rreth 70% e rasteve të reja u regjistruan në Katalonia dhe Aragon, dy rajone autonome në Spanjë, të njohura për turizmin e tyre.

 Zëdhënësi i qeverisë lokale të Katalonjas, tha se në të njëjtën ditë rajoni raportoi 1,367 raste të reja dhe 19 vdekje.

Sipas të dhënave të Institutit Spanjoll të Turizmin, gjatë vitit 2020 numri i shtetasve të huaj që vizitojnë vendin, pritet të ulet me 60% krahasuar me një vit më parë. 

https://a2news.com/2020/07/28/shtimi-i-rasteve-te-reja-me-covid-19-vendet-europiane-zgjerojne-kufizimet-kunder-pandemise/

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, deklaroi të shtunën se aktualisht Spanja është një destinacion i sigurt, dhe se janë marr gjithë masat kufizuese sikundër janë marr edhe ne vende të tjera, për parandaluar shpërthime të mëtejshme të pandemisë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani