Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Finalja e Kupës së Shqipërisë, policia thirrje tifozëve: Nuk do lejohen grumbullimet

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 10:55 | Futboll
Finalja e Kupës së Shqipërisë, policia thirrje

Nuk do të ketë tifozë në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës dhe kjo konfirmohet dhe në njoftimin që Policia e Shtetit ka nxjerrë për këtë aktivitet.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte kërkuar leje për lejimin e një grupi të vogël tifozësh në këtë ndeshje ashtu siç u bë dhe në Francë, por duket se kjo gjë duket se nuk është pranuar nga autoritetet, kjo edhe për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

Përmes një njoftimi Policia bën me dije se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti dhe se nuk do të lejojë grumbullimin e tifozëve.

Gjithashtu mësohet se në stadium do të lejohen vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”.

Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjës.

Finalja e Kupës do të luhet sot  stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë